
Përfshihet nga mëngjesin e kësaj të enjte flakët kati i katërt i një pallati në zonën e Freskut.
Burime policore bëjnë me dije se apartamenti i marrë me qira nga një grua ka pësuar vetëm dëme materiale si pasojë e flakëve.
“Me datë 20.01.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, te Fresku, ka rënë zjarr në katin e katër të një pallati, në banesën e marrë me qira nga shtetasja E. D., ku ka vetëm dëme material.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.



