
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbremjen e djeshme në një familje shqiptare në Itali.
Burri qe mesa duket nuk mund ta pranonte faktin se gruaja e tij kishte kërkuar divorcin, pas një grindjeje mori një shishe me benzinë dhe tentoi t’i vinte zjarrin.
Bëhet fjalë për një çift shqiptarësh me banim në Gorgonzola, Milano. Burri 52 – vjeç dhe gruaja 41, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, kishin nisur prej kohësh procesin e divorcit në Shqipëri dhe në Tetor priten vendimi i Gjykatësit. Por mbrëmjen e djeshme, ata u përleshën sërish. Çifti kishte tre fëmijë: 23, 22 dhe 14 vjeç.
Kur tentoi t’i vinte zjarrin gruas, burri u lye dhe vetë me benzinë. Më pas flaka “pushtoi” atë, ndërsa gruaja u hodh nga ballkoni (kati i parë banim).
52 – vjeçari tentoi ta ndiqte nga pas duke u hedhur edhe ai nga ballkoni. Ai u transportua drejt spitalit me djegie në 98 përqind të trupit dhe ndërroi jetë gjatë pasdites.



