“E vrava se më kishte bërë magji”, 32-vjeçari shqiptar tregon arsyen e vrasjes së 60-vjeçarit grek

“E vrava se më kishte bërë magji”, 32-vjeçari shqiptar tregon arsyen e vrasjes së 60-vjeçarit grek

Një 32-vjeçar shqiptar është lënë në burg nga gjykata greke, pasi akuzohet se vrau me armë një 60-vjeçar në qytetin Kalyvia Thorikou në dhjetor të vitit të shkuar. Gjatë seancës gjyqësore, shqiptari identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, ka rrëfyer se viktima të cilin e kishte komshi, i kishte bërë magji. Dhe sipas pretendimit të tij, vetëm duke vrarë 60-vjeçarin do të “lirohej” nga magjia që i kishte bërë.

32-vjeçari shqiptar grindej shpesh me viktimën dhe bashkëshorten e tij, pasi kjo e fundit ishte administratore e pallatit ku banonin. Pasi vrau 60-vjeçarin, shqiptari u arratis në Shqipëri së bashku me nënën e tij. Ai u gjet nga policia shqiptare dhe iu dorëzua autoriteteve greke disa ditë më parë. Ndërkohë, avokatët e autorit kanë kërkuar që 32-vjeçarit shqiptar t’i bëhet ekspertizë nëse vuan nga probleme të shëndetit mendor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy