Falsifikoi dokumentet për të ndryshuar kufijtë e pronave, arrestohet ish-punonjësi i Kadastrës në Lushnjë

Falsifikoi dokumentet për të ndryshuar kufijtë e pronave, arrestohet ish-punonjësi i Kadastrës në Lushnjë

Policia e Lushnjës ka arrestuar Agim Gjylën, ish-punonjës i zyrës së Kadastrës në ish-komunën Dushk pasi akuzohet se ka falsifikuar dokumente për të ndryshuar kufijtë e pronave në vitin 2018.

64-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale "Falsifikimi i dokumenteve”. 

Njoftimi i policisë: Lushnjë/ Falsifikoi dokumentet, për të ndryshuar kufijtë e pronave, kapet dhe vihet në pranga, ish-punonjësi i zyrës së Kadastrës në ish-komunën Dushk.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, kapën dhe ndaluan shtetasin Agim Gjyla, 64 vjeç, banues në fshatin Dushk, Lushnjë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale "Falsifikimi i dokumenteve”. 

Shtetasi Agim Gjyla, në vitin 2018, gjatë kohës që ka qenë punonjës i zyrës së Kadastrës në ish-komunën Dushk, ka falsifikuar disa dokumente, me qëllim për të ndryshuar kufijtë e pronave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy