Braktisi vajzën e mitur në Kosovë, arrestohet 50-vjeçarja në Kukës

Braktisi vajzën e mitur në Kosovë, arrestohet 50-vjeçarja në Kukës

Një 50-vjeçare është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Kukësit, nën akuzën se braktisi vajzën e saj të mitur në Kosovë. Pasi është vënë në dijeni të këtij rasti, Policia ka bërë të mundur gjetjen e vajzës së mitur dhe e ka rikthyer atë në vendin e saj.

Njoftimi i policisë

Procedohet penalisht një shtetase, për veprën penale “Braktisja e të miturit”. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Kukës proceduan në gjendje të lirë shtetasen Sh. B., 50 vjeçe, banuese në Kukës.

Procedimi ndaj saj filloi pasi ka braktisur në Kosovë, vajzë e saj të mitur 17 vjeçe. Falë bashkëpunimit të DVP Kukës dhe Policisë Kufitare Morinë me Policinë e Kosovës është bërë i mundur lokalizimi, gjetja dhe kthimi i 17-vjeçares në Shqipëri.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme. Polica e Kukësit apelon për të gjithë shtetasit që të mos braktisin fëmijët në vende të tjera, për asnjë lloj arsyeje, pasi për çdo rast do identifikohen dhe ndëshkohen personat përgjegjës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy