
Një tjetër vatër zjarri është regjistruar në Kolonjë që nga nata e mbrëmshme.
Pjesa e brendshme e pyllit të qytetit të Ersekës është përfshirë nga flakët.
Nga ana e zjarrfikësve është bërë e mundur kufizimi i flakëve, duke ruajtur kështu kurorën e pishave.
Deri në orët e para të mëngjesit, forcat zjarrfikëse u përballen me flakët të cilat u përhapën ne rreth dy dynym sipërfaqe.
Është hera e katërt brenda një jave që zjarri i qëllimshëm tenton të kthejë në hi mushkëritë e qytetit.
Dy mjete zjarrfikëse dhe 10 punonjës u vunë në dispozicion për shuarjen e flakëve prej orës 22:50 deri në orën 00:45.



