Kanosën punonjësit e policisë për një gjobë, Prokuroria dërgon në gjyq dy vëllezërit

Kanosën punonjësit e policisë për një gjobë, Prokuroria dërgon në gjyq dy vëllezërit

Prokuroria e Shkodrës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dy vëllezër të akuzuar se kanë kanosur punonjësit e policisë për një gjobë.

 

Nën akuzën e kanosjes për shkak të detyrës, u dërguan për gjykim Albert Kapaj dhe Alfons Kapaj.

 

Hetimet u zhvilluan në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 10 shtator 2025, ku janë kanosur për shkak të detyrës punonjësit e policisë “Forca e Posaçme Shqiponja” në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.

 

Nga veprimet hetimore të kryera në mënyrë sa më të shpejtë në kuadër të procedimit penal nr.1353, të vitit 2025, rezultoi se, shtetasit Albert Kapaj, me detyrë punonjës i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Alfons Kapaj, vëllezër ndërmjet tyre, më datë 10 shtator, për shkak të një gjobe administrative të vendosur, kanë kanosur për shkak të detyrës punonjësit e policisë “Forca e Posaçme Shqiponja”.

 

Në lidhje me këtë ngjarje pasi janë kryer veprimet hetimore dhe procedurale, për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivin, në përfundim të hetimeve, janë marrë të pandehur të dy vëllezërit, të akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Kanosja për shkak të detyrës”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy