Aksident i rëndë me pasojë një person të vdekur është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në aksin rrugor Lezhë- Mabe.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:50, në zonën e Dajçit, ku një automjet tip “Kamion”, i drejtuar nga shtetasi K. Z., 28 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin Arben Tanushi, 51 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, ka mbetur i plagosur drejtuesi i motomjetit i cili ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Ndërsa drejtuesi i kamionit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.



