Policia italiane ka arrestuar 3 shqiptarë gjatë aksioneve antidrogë. Kështu, në Livorno u kap 25-vjeçari Klodian Hakballa që kishte transformuar shtëpinë-bunker në laborator droge, ndërsa në Breshia u arrestua një 31-vjeçar shqiptar me armë, drogë dhe 600 fishekë. Në Bolonja u prangos një tjetër shqiptar me disa kg hashash.



