Asnjë krim gjatë vitit 2021 në Berat, Tarkaj: Kemi rezultate të kënaqshme! (VIDEO)

Asnjë krim gjatë vitit 2021 në Berat, Tarkaj: Kemi rezultate të kënaqshme! (VIDEO)

Drejtoria Vendore e Policisë Berat ka zhvilluar sot analizën vjetore të punës së strukturave të saj. Në analizë morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Gledis Nano, Drejtori i Departamentit për Sigurinë Publike Drejtues i Lartë Rebani Jaupi, prefektja e qarkut Berat Valbona Zylyftari, prokurori i Rrethit Gjyqësor Berat Dritan Gripshi dhe përfaqësues të institucioneve të tjera ligjzbatuese që operojnë në qarkun e Beratit.

Gjatë fjalës së tij, Drejtori i Policisë Berat, Edmond Tarkaj ka theksuar se qarku Berat, për vitin 2021, radhitet në qarqet pa asnjë krim të rëndë, pra pa asnjë vrasje, me shifra shumë të ulëta krahasuar me çdo vit tjetër, të kultivimit të bimëve narkotike, me parandalim të krimeve mjedisore dhe me realizim në nivel shumë të kënaqshëm të të gjitha prioriteteve që ka Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe rrjedhimisht Drejtoria Vendore e Policisë. 

Edhe prokurori i Rrethit Gjyqësor Dritan Gripshi ka theksuar se midis Policisë dhe Prokurorisë ka një marrëdhënie besimi dhe bashkëpunim shumë të mirë, gjë së sjell më shumë siguri dhe rend dhe parandalimin më të mirë të krimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy