
Efektivi i policisë Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë një operacioni policor, do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes.
Familjarët e të ndjerit kanë kërkuar që ai të mos varroset në Varrezat e Dëshmorëve, siç parashikon statusi për dëshmorët e atdheut, por në vendlindjen e tij.
Sipas familjes, kjo kërkesë lidhet edhe me një tjetër tragjedi në familje, pasi edhe djali tjetër që ka qenë efektiv ka humbur jetën si pasojë e një sëmundjeje.
Familja ka kërkuar që të dy djemtë të prehen pranë njeri tjetrit.
Varrimi i Enea Mekollit do te behet në orën 14 të ditës së premte, ndërsa homazhet do të mbahen në orën 12 në Pogradec.



