Afera 50 mijë euro/ Gjykata lë në fuqi pezullimin e gjyqtares Majlinda Andrea

Afera 50 mijë euro/ Gjykata lë në fuqi pezullimin e gjyqtares Majlinda Andrea

Ditën e sotme gjykata ka marrë vendimin duke lënë në fuqi pezullimin e gjyqtares Majlinda Andrea. Nëse gjykata nuk do të merrte sot vendimin për një vendim të dytë për pezullim nga detyra të Majlinda Andreas, atëherë kësaj të fundit do t’i lindte e drejta për t’u rikthyer në detyrë.

Andrea, anëtare e Gjykatës së Lartë u pezullua nga detyra pas zbulimit të një afere korruptive ku bashkëshorti i saj mori 50 mijë euro në një lokal në Tiranë për të ndikuar në një gjyq për çështje pronësie. Ndërkohë që, Andrea hetohet në gjendje të lirë bashkëshorti i saj, Odise Andrea është ende në kërkim. Për të gjykata ka lënë në fuqi vendimin “arrest me burg” në mungesë, duke rrëzuar kërkesën e avokatëve për ndryshimin e masës. Gjithashtu, gjykata ka rrëzuar dhe kërkesën e avokatëve mbrojtje për shpalljen si të pavlefshme të disa akte të dosjes, përfshirë përgjimet. Të gjitha këto veprime sipas gjykatës janë bërë në përputhje me ligjin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy