Merr flakë një automjet, i cili po udhëtonte nga fshati Dhoksat, Njësia Administrative Lunxhëri, në drejtim të Gjirokastrës.
Autovetura tip Ford është djegur plotësisht, pavarësisht ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse.
Drejtuesi i mjetit deklaroi se automjeti ishte përfshirë nga zjarri gjatë lëvizjes, duke bërë që flakët të përhapeshin me shpejtësi.
Nga ngjarja nuk ka të lënduar.



