Digjen 20 hektarë me ullinj shekullor në kurorën e Elbasanit

Digjen 20 hektarë me ullinj shekullor në kurorën e Elbasanit

Rreth 20 hektarë me ullinj shekullorë rreth 500 vjeçar të djegur është bilanci paraprak i dëmit të zjarrit të rënë një ditë më parë në kurorën e Elbasanit.

Ekipet e zjarrfikëses iu desh të paktën 12 orë luftë për të vënë flakët nën kontroll, në ndihmë të të cilëve u ofruan edhe banorë të Elbasanit.

 Gjithashtu në fikjen e zjarrit u angazhuan rreth 30 zjarrfikës nga Cërriku Belshi dhe Peqini ndërsa  janë vënë në dispozicion 7 makina.

Edhe pse vatra kryesore e zjarrit është vënë në kontroll ditën  e sotme në ndihmë kanë ardhur dhe efektiv  ushtrie në mbështetje të zjarrfikëses Elbasan për të fikur vatrat e vogla që kanë mbetur në brendësi të kodër ullishtës.

Riaktivizimi i tyre do ta agravonte sërish situatën.

Ndërkohë të shumta kanë qenë reagimet një ditë më parë të zërave opozitarë të cilët fajësuan pushtetin lokal dhe qendror për mos angazhim maksimal, ndërsa identiteti dhe historia që përfaqësonin parcelat me ullinj shekullorë tashme nuk ekzistojnë më.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy