Dyshemeja e kamionit e mbushur me cigare kontrabandë, pranga 44-vjeçarit në Portin e Vlorës

Dyshemeja e kamionit e mbushur me cigare kontrabandë, pranga 44-vjeçarit në Portin e Vlorës

Goditet një rast i kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë, duke vënë në pranga një person i cili kishte fshehur nën dyshemenë e rimorkios së kamionit, dhjetëra steka me cigare, me qëllim kontrabandimin e tyre.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Portit Vlorë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Vlorë dhe autoritetet doganore në këtë port, në vijim të kontrolleve për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje për në Shqipëri, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, një mjet kamion me drejtues shtetasin B. R.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë kamion, nën dyshemenë e rimorkios, shërbimet e policisë gjetën të fshehura rreth 380 paketa me cigare të markave të ndryshme, pa pullë fiskale, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin B. R., 44 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”.

Për ndjekje të mëtejshme lidhur me këtë rast, materialet i kaluan Prokurorisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy