
Një aksident i rëndë është regjistruar në Tirana, ku një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që lëvizte me motoçikletë.
Gazetari Besmir Pula raportoi për "MCN live" nga vendi i ngjarjes, se si pasojë e plagëve të marra, e aksidentuara ka ndërruar jetë në vend.
Aksidenti ndodhi pranë Gjykata e Tiranës.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e sakta të aksidentit, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje duke hetuar ngjarjen.
Motoçikleta mbetet ende aty, ndërkohë që bashkëshorti i viktimës ndodhet në vendin e ngjarjes në gjendje të rënduar psikologjikisht.
Autobot gjendet pak metra afër vendngjarjes, poashtu ai nuk ka lëvizur dhe shoferi është ndaluar nga policia për procedura të mëtejme.



