Një ngjarje e rëndë që mund të kishte shënuar tragjedinë e radhës në vendin tonë, ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Shëngjin. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një gomone që tërhiqej nga një automjet është shkëputur dhe ka përfunduar në trotuar.
Si pasojë, ka goditur një automjet tjetër që ndodhet në anë të rrugës.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën kryesore të Shëngjinit dhe në ato momente ka patur kalimtarë të shumtë. Fatmirësisht, qytetarët kanë shpëtuar pa marrë dëmtime.
Në vendngjarje kanë shkuar efektivët e policisë dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



