Dhunë ndaj gruas dhe vajzës së mitur, i gjenden dhe dy granata/ Arrestohet kuksiani

Dhunë ndaj gruas dhe vajzës së mitur, i gjenden dhe dy granata/ Arrestohet kuksiani

Ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së tyre të mitur, arrestohet në flagrancë 54-vjeçari, pasi gjatë kontrollit në banesën e kësaj familjeje, policia gjeti dhe sekuestroi dy granata. 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin G. Ç., 54 vjeç, banues në Kukës.

Ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së tyre të mitur.

Gjatë kontrollit në banesën në pronësi të shtetasit G. Ç., shërbimet e policisë gjetën dy granata luftarake, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy