Një makinë ka marrë flakë në ecje e sipër në vendin e quajtur “Mbrostar”, në Fier. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, rreth orës 10:30, ndërsa mjeti tip “Benz” është shkrumbuar totalisht si pasojë e flakëve.
Njoftimi i policisë
“Sot rreth orës 10:30, në vendin e quajtur ‘Mbrostar’ Fier, në ecje e sipër ka marrë flakë automjeti tip ‘Benz’ me targa me drejtues shtetasin D. K.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Nuk ka persona të dëmtuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, njoftoi policia.



