Në kërkim nga drejtësia bullgare, kush është kosovari i arrestuar në Morinë

Në kërkim nga drejtësia bullgare, kush është kosovari i arrestuar në Morinë

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik narkotikësh është arrestuar nga policia në Pikën Kufitare të Morinës.

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar Imrush Junuzi, 41vjeç, banues në Gjilan, Kosovë. 

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Kiystendil Bullgari e ka dënuar me 17 vite e 6 muaj burg, për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve", parashikuar nga legjislacioni penal i Bullgarisë. 

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin në shtetin e Bullgarisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy