
Policia ka gjetur armën pistoletë që dyshohet se 19-vjeçarja Hygerta Meta e ka përdorur për të vrarë të atin, Pëllumb Meta, raporton korrespondentja e MCN TV.
Në pranga është vënë edhe djali i madh, 25 vjeç, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar në krimin e rëndë.
Arma është gjetur në një kënetë pranë fshatit Shënavlash, ku ndodhi ngjarja.
Kujtojmë që deri më tani për ngjarjen janë shoqëruar 7 persona. Mes personave të dyshuar si të përfshirë janë edhe bashkëshortja dhe daja.



