Nisin punimet në aksin Qafë Kashar-Rinas, devijohet drejtimi i automjeteve

Nisin punimet në aksin Qafë Kashar-Rinas, devijohet drejtimi i automjeteve

Policia rrugore e Tiranës ka dhënë një njoftim zyrtar për të gjithë përdoruesit e segmentit rrugor Kryqëzim Rinas – Qafë Kashar, ku do të ketë punime për rehabilitimin e korsive dhe rrjedhimisht edhe devijim trafiku për kohën e punimeve.

Sipas njoftimit, punimet do të nisin që në orët e para të mëngjesit, kur do të merren edhe masat paraprake.

Drejtimi i lëvizjes së automjeteve Qafë Kashar-Rinas, do devijohet në autostradë, në drejtimin Qafë Kashar–Vorë-Rinas.

Njëkohësisht, drejtuesit e automjeteve, mund të përdorin edhe kalime të tjera alternative në rrugë dytësore.

Prezencë e shtuar e Policisë rrugore në zonë do të vihet re, për të orientuar përdoruesit e segmentit dhe për të shmangur kaosin dhe trafikun e mundshëm që mund të krijohet.

Sakaq, nga ana e strukturave, është kërkuar mirëkuptim dhe bashkëpunim nga ana e shoferëve, për respektimin e sinjalistikës.

Policia e Shtetit ka ftuar ata të ndjekin udhëzimet e shërbimeve rrugore dhe autoriteteve të tjera shtetërore.

Rruga Qafë Kashar – Rinas është edhe një ndër segmentet kryesore në vend, pasi njihet si një prej portave hyrëse të kryeqytetit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy