Përshtati lokalin për lojëra fati, arrestohen 6 persona në Fier

Përshtati lokalin për lojëra fati, arrestohen 6 persona në Fier

Një person i cili kishte përshtatur lokalin e marrë me qira për të organizuar lojëra fati poker, është vënë në prangat e policisë së Fierit, bashkë me pesë persona të tjerë të cilët u kapën në flagrancë duke luajtur poker.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Fier në kuadër të kontrolleve për parandalimin e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, kanë finalizuar operacionin “Poker”, dhe arrestuan E. V., 47 vjeç, H. K., 32 vjeç, M. B., 26 vjeç, A. T., 42 vjeç, E. Xh., 34 vjeç, dhe K. H., 35 vjeç, të gjithë banues në fshatin Mbyet, Fier.

Drupal Ad

Këta shtetas u kapën në flagrancë në lokalin e shtetasit E. V., duke luajtur poker.

Në vijim të veprimeve procedurale specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasit e mësipërm për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy