Të paktën 70 kg kanabis janë sekuestruar në Follorinë, ku një grup prej 5 shqiptarësh u kapën teksa e transportonin në shpinë.
Sipas policisë kufitare greke, shqiptarët janë të moshës 21-43 vjeç dhe kishin hyrë ilegalisht në këmbë me çanta në shpinë.
Pas ndalimit të tyre, policia konstatoi se çantat përmbanin 53 pako me kanabis, gjithsej 74 kilogramë e 144 gramë.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke.



