
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Kuçovë, ku një shtetas i paidentifikuar duke drejtuar një motor, ka aksidentuar shtetaset F. A., 74 vjeçe dhe L.M., 72 vjeçe. Të aksidentuarat janë dërguar në spital në gjendje të rëndë për jetën. Si pasojë e plagëve të rënda, aty ka ndërruar jetë 72-vjeçarja.
Drejtuesi i motomjetit, pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes. Shërbimet e qarkullimit rrugor në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit Policisë Kuçovë, po punonjë për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të motomjetit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.



