Përplaset nga kamioni, humb jetën 25-vjeçarja nga Durrësi

Përplaset nga kamioni, humb jetën 25-vjeçarja nga Durrësi

 Një 25-vjeçare ka ndërruar jetë pasi është përplasur nga një kamion në qytetin e Durrësit.

Ngajrja ka ndodhur ditën e sotme rreth orën 15:30 në ambientet e portit të Durrësit, ku si pasojë e përplasjes ka mbetur pa jetë 25-vjeçarja Artimeda Haskasa.

Burime bëjnë me dije se viktima është efektive e sigurisë portuale.

Drejtuesi i trajlerit, F.K., 39 vjeç është shoqëruar në ambientet e policisë për hetimke të mëtejshme.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 07.01.2021, në orën 15:30, në lagjen nr.3, Durrës, në ambientet e portit, shtetasi F. K., 39 vjeç, duke drejtuar mjetin tip "Man", trajler, ka aksidentuar shtetasen A. H., 25 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy