
Tre makina të parkuara janë djegur gjatë natës në qytetin bregdetar të Vlorës. Ngjarja ndodhi rreth orës 02:00, në lagjen “24 Maji”,
Rreth orës 02:00, në lagjen “24 Maji”, ka rënë zjarr dhe janë djegur tre automjete të parkuara, në pronësi të shtetasve D. S, Z. K dhe Y. I.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.



