Kosova vazhdon të ketë situatën më stabile me Covidin-19 në rajon.
Nga 650 testime të bëra gjatë 24-orëve të fundit në vend, pozitivë kanë rezultuar vetëm 80 persona, ndërsa një person ka humbur betejën me këtë sëmundje.
Lajm i mirë është shërimi i 55 personave nga Covid-19 në 24 orë.
Ndërkohë, numri total i të infektuarve me koronavirus në vend ka shkuar në 16 mijë e 345.
649 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19, ndërkaq 12 mijë e 405 të tjerë janë shëruar.
Aktualisht, 1 mijë e 291 persona po përballen me koronavirusin në Kosovë.



