
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është vënë në prangat e policisë së Elbasanit.
Uniformat blu të Elbasanit dhe Interpol Tirana, bënë arrestimin e Klodjan Hajderlli, 42 vjeç, banues në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan.
42-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Romë, Itali, më datë 13.10.2017, e ka dënuar me 8 vjet burgim për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike", parashikuar nga Kodi Penal i Italisë, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 5 vjet burgim.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.



