98 vjet nga vrasja e Bajram Currit

98 vjet nga vrasja e Bajram Currit

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave solli sot në vëmendje 29 marsin e vitit 1925, datë kur u vra Bajram Curri.

Ishte një ndër organizatorët e Lidhjes Shqiptare të Pejës në vitet 1899-1900.

Veproi si një prej drejtuesve kryesorë në kryengritjet kundërosmane (1908-1912) duke luftuar për autonominë e Shqipërisë dhe për mbrojtjen e tërësisë territoriale të vendit.

Pas shpalljes së Pavarësisë, luftoi në Kosovë kundër zgjedhës serbe. Shprehu mospajtimin me vendimet e Fuqive të Mëdha në kuadër të Konferencës së Londrës të vitit 1913.

Në vitin 1918 u zgjodh anëtar i Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” dhe qe një ndër udhëheqësit kryesorë të tij.

 Më 29 mars 1925 Bajram Curri u vra në Dragobi.

Pas vdekjes iu dha titulli Hero i Popullit Shqiptar.

Arkivat kanë postuar një portret të Bajram Currit, si edhe një fotografi të luftëtarëve të çetës së tij në Malësi të Gjakovës (Ymer Hoxha, Ymer Sulçja, Lah Rexha etj).

Po ashtu, paraqitet edhe elegjia e titulluar “Shpell e Dragobisë”, shkruar nga Fan Noli për Bajram Currin.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy