
Gjykata ka lënë në burg përjetë autorin e masakrës së Selenicës.
Masa e dënimit, e njëjta që ka kërkuar prokuroria, është dhënë sot nga trupi gjykues, i përbërë nga gjyqtarët Laurent Fuçia, Skënder Haluci dhe Ervin Trashi.
Një vit më parë, më 10 gusht, Ritvan Zykaj, vrau me armë zjarri tetë pjesëtarë të fisit të tij, tre prej të cilëve grad he 2 fëmijë.
Ngjarja ndodhi në Selenicë të Vlorës, pas një dreke familjare.
Pas masakrës, 26-vjeçari u arratis, për t’u vënë në pranga nga policia disa orë më vonë.
Zykaj nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese gjatë gjithë procesit gjyqësor.



