I dyshuar për dy vjedhje parash në markete në Gramsh dhe Prrenjas, arrestohet 53-vjeçari

I dyshuar për dy vjedhje parash në markete në Gramsh dhe Prrenjas, arrestohet 53-vjeçari

Një 53-vjeçar, me precedent penal në vjedhje, është identifikuar dhe arrestuar, në bashkëpunim me strukturat e Policisë Shkodër, si autor i dyshuar i dy vjedhjeve të parave në Gramsh dhe Prrenjas.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e vjedhjeve, si dhe për zbardhjen e rasteve të mëparshme, organizuan dhe finalizuan operacionin “Shtegtari”.

 

Si rezultat i bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit me Policinë Shkodër, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit S. M., 53 vjeç, banues në Shkodër.

 

Nga hetimet dyshohet se më datë 09.04.2026, rreth orës 11:55, ai ka vjedhur një shumë prej 125 000 lekësh të rinj në një dyqan në Gramsh, në pronësi të shtetasit L. D.

 

Gjithashtu, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Librazhd, dyshohet se ky shtetas është autor edhe i një vjedhjeje tjetër, të ndodhur më datë 21.12.2025, në një market në Prrenjas, ku i ka vjedhur portofolin me një shumë parash shtetases H. K., 61 vjeçe.

 

Gjatë operacionit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një automjet tip “Benz”, që dyshohet se është përdorur nga autori gjatë kryerjes së vjedhjeve.

 

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e rasteve të tjera të mundshme.

 

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy