
Policia e Shkodrës ka njoftuar se një i moshuar ka humbur jetën sot në Shkodër, i cili dyshohet se është vetëmbytur në lumin Buna.
Në kërkim të trupit të 75-vjeçarit janë njoftuar polumbarët me qëllim gjetjen e tij.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 10:00, salla operative e Policisë Shkodër ka marrë njoftim nga familjarët e shtetasit N. Ç., 75 vjeç, banues në lagjen "Vojo Kushi", Shkodër, se dyshohet që ky shtetas mund të jetë vetëmbytur në lumin Buna.
Shërbimet e Policisë kanë nisur menjëherë kontrollet. Janë njoftuar edhe polumbarët e RENEA-s, me qëllim gjetjen e këtij shtetasi.



