Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 1 vit e 6 muaj burg për Princ Lekën. Trashëgimtari i fronit mbretëror akuzohet për dhunë në familje. Akuza lidhet me denoncimin e ish-bashkëshortes Elia Zaharia, pas episodit të marsit 2025, video e të cilit përfundoi në media.

Ndërkohë, e akuzuar për të njëjtën vepër, edhe Elia Zaharia ka qenë nën hetim. Organi i akuzës ka kërkuar për të gjashtë muaj burg, ndërsa për të atin, Gjergj Zaharia, 1 vit.

Prokuroria ka kërkuar që për tre të akuzuarit, dënimi të konvertohet në shërbim prove.

Të tre akuzohen për veprën penale “dhunë në familje” dhe u gjykuan me procedurën e gjykimit të shkurtuar. Vendimi do jepet nga gjyqtarja Migena Laska dhe seanca është caktuar më datë 13 dhjetor.