‘Vis Martinaj kriminel atipik’, Hoxha: U ekzekutua i prerë në besë, krimi më perfekt është ai pa kufomë

 ‘Vis Martinaj kriminel atipik’, Hoxha: U ekzekutua i prerë në besë, krimi më perfekt është ai pa kufomë

Në 9 gusht bëhen fiks dy vite nga zhdukja e Ervis Martinaj, nga momenti kur në vijë ajrore në Fushë Kuqe u ndërpre sinjali dhe më pas nuk ka më asnjë kontakt.

Lidhur me këtë ngjarje në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ gazetari Artan Hoxha u shpreh se duket sikur kemi të bëjmë me atë që analistët i quajnë krime të përkryera.

Ai tha se ky personazh u bë kaq i rëndësishëm për shkak të efektit që pati, pasi sipas tij është një kriminel atipik, në rastin konkret kemi një biznesmen që u bë gangster.

Martinaj pati një impakt të rëndësishëm sepse bëri një revolucion në botën e krimit të organizuar në Shqipëri për shkak të mënyrës që ai përdori për tu ngritur në majë për të korruptuar, bëri i pari një miksim mes krimit të organizuar, biznesit dhe politikës. Në rastin konkret Vis Martinaj ishte instruktor i fuqishëm i së djathtës.

Tjetra që shquhej ishte atipik sepse gangsterët e atij niveli kur arrijnë një nivel dominues mundohen ti shmangnin daljet e tyre, ndërsa ai ishte e kundërta sepse ishte shumë i ekspozuar në terren, e kishte të rëndësishëm daljen e tij publike dhe ky është një nga faktorët pse data 9 gusht e më pas ka ndryshuar çdo gjë.

Së dyti, për të kuptuar një bos të krimit të organizuar shikoni kundërshtarët e tij, në momentin që ata janë relaksuar kanë filluar aktivitetin lirisht, ata ose e kanë asgjësuar kundërshtarin kryesor, ose kanë bërë pakt me të, ndrësa në ratin e Martinaj fakti që i bëri kundërshtarë të tij të gjithë ortakët, kontaktet që ai vendosi në Mamurras, Burrel, Fushë Krujë, Lezhë e kthyen atë në një gejnerator të rëndë kriminalë, sepse ai korruptonte agjencitë e zbatimit të ligjit dhe fakti që kontrollonte lojërat e fatit ai se kishte problem të kishte sasi të mëdha të parave cash.

Prandaj momenti i zhdukjes së tij unë jam me mendimin që ai është prerë në besë, është ekzekutuar sepse krimi më perfekt është krimi pa kufomë.

Se sot ne nuk kemi vendngjarje dhe kufomë dhe ne sot ndodhemi para faktit të kryer që një SPAK që ka nxjerr dy urdhër arreste për Vis Martinaj dhe prokuroria e Kurbinit që ka një dosje që hetojnë për vrasjen dhe zhdukjen e tij. Kjo histori duket vërtetë që ka zgjatur shumë, por dëshmoi se në Shqipëri u kalua në një stad tjetër të krimit të organizuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy