
Policia e Dibrës ekzekuton masën e sigurisë “Arrest në burg”, për një person të akuzuar për vrasje.
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin Viktor (Xhevahir) Elezi, 43 vjeç, banues në fshatin Pollazhan, Dibër.
Gjykata e Apelit Tiranë i ka caktuar këtë masë sigurie dhe e ka dënuar me 16 vjet burg, 43-vjeçarin, pas hetimeve për vrasjen e shtetasit Alban Kaloshi, të kryer në vitin 2017.



