Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimin për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj dhe ka dërguar kërkesën për gjykim në gjykatë.
Bashkë me të në dosjen për aferën e inceneratorëve janë edhe 10 të pandehur të tjerë mes tyre Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.
Ahmetaj akuzohet për korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë, mosdeklarim dhe fshehje pasurie si dhe pastrim parash.



