Çantën me kanabis gati për shitje, arrestohet i riu në Kurbin

Çantën me kanabis gati për shitje, arrestohet i riu në Kurbin

Transportonte një çantë me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, për ta shitur, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga i riu NGA Kurbini.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, bazuar në informacionet se një shtetas do të transportonte një çantë me lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa, me qëllim shitjen e saj, kanë organizuar punën në kuadër të megaoperacionit antidrogë të koduar “Tempulli”, për ndalimin e këtij shtetasi.    

Në fshatin Delbnisht, Kurbin, është lokalizuar dhe ndaluar shtetasi B. N., i cili sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka tentuar të fshehë në anë të rrugës, një çantë brenda së cilës u gjetën 3 kilogramë e 165 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa.        

Në vijim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë shtetasi B. N., 25 vjeç, banues në fshatin Delbnisht, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Lënda narkotike dhe një aparat celular u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.      

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy