Përdorte një person tjetër për shitje kokaine, “Përqindja” vë në pranga organizatorin në Korçë

Përdorte një person tjetër për shitje kokaine, “Përqindja” vë në pranga organizatorin në Korçë

Një person i cili përdorte një tjetër për të shitur doza kokaine pasi vetë ndodhej në “arrest shtëpie” për të njëjtën akuzë, është vënë në prangat e policisë së Korçës, i kapur jashtë banesës.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të shitjes së dozave të kokainës, në afërsi të ambienteve të frekuentuara nga të rinjtë, në lagjen nr. 10., Seksioni për Hetimin e Narkotikëve Korçë ka finalizuar operacionin policor të koduar “Përqindja”.

Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit P. Sh., 60 vjeç dhe M. K., 24 vjeç.

24-vjeçari, aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, u kap jashtë banesës, në cenim të kësaj mase sigurie.

Nga hetimet dyshohet se ai kishte angazhuar shtetasin P. Sh., për të shitur doza kokaine.

60-vjeçari e kryente këtë veprimtari kriminale, në këmbim të një pjese të fitimeve të siguruara nga shitjet e dozave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy