Kosova solidarizohet me gratë në Iran, aktivistet presin flokët

Kosova solidarizohet me gratë në Iran, aktivistet presin flokët

Organizata Joqeveritare “Youth Initiative for Human Rights Kosovo (YIHR) KS”, ka mbajtur sot një protestë në sheshin Skënderbeu në Prishtinë, si një notë proteste dhe solidarizim me gratë në Iran.

Aktivistet kanë prerë edhe flokët në shenjë solidarizimi me rastin e vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Aminit, e cila ishte arrestuar nga e ashtuquajtura polici e moralit, pasi nuk kishte vendosur në mënyrë të duhur shaminë e saj në përputhje me rregullat e atjeshme.

Vdekja e Aminit ka zemëruar shumë iranianë, veçanërisht të rinjtë, të cilët e shohin këtë ngjarje si aktin më të fundit të një politike të ashpër të Republikës Islamike ndaj disidentëve dhe trajtimit gjithnjë e më të dhunshëm ndaj grave të reja nga policia mbikëqyrëse e moralit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy