
Një 39-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi ka kanosur me hanxharë vëllain e tij.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se në pranga ka rënë 39-vjeçari i identifikuar me inicialet G.M i cili pasi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj të vëllait e ka kanosur atë me hanxhar.
Pas një telefonate të mbërritur në policia, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e rendit të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin dhe arrestimin e 39-vjeçarit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Dhuna në familje”.



