Aksident me pasojë dy persona të plagosur është regjistruar pasditen e kësaj të marte në aksin rrugor Korçë- Bilisht.
Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Bitinckë, ku automjeti tip "Isuzi" me drejtues shtetasin Sh. L., ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin A. H., rreth 64 vjeç.
Për pasojë ka marrë dëmtime ky i fundit dhe bashkëshortja e tij D. H., rreth 59 vjeçe, pasagjere në motomjet, të cilët po transportohen për mjekim në spitalin e Korçës.
Drejtuesi i automjetit u shoqërua për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit.



