Gramsh, digjet plotësisht një servis elektroshtëpiakesh

Gramsh, digjet plotësisht një servis elektroshtëpiakesh

Mbrëmjen e së dielës, një servis i pajisjeve elektroshtëpiake në qytetin e Gramshit është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Sipas burimeve zyrtare, zjarri ka nisur brenda ambienteve të servisit dhe është përhapur me shpejtësi, duke përfshirë të gjithë objektin dhe duke dalë edhe jashtë tij.

Pavarësisht ndërhyrjes së shërbimit zjarrfikës, vënia nën kontroll e flakëve ka qenë e vështirë, dhe si pasojë është shkrumbuar pothuajse gjithçka ndodhej brenda servisit.

Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një defekt elektrik, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy