FA e Shqipërisë me FSK-në dhe Policinë e Kosovës testojnë aftësitë reaguese operacionale

FA e Shqipërisë me FSK-në dhe Policinë e Kosovës testojnë aftësitë reaguese operacionale

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka njoftuar testimin e përbashkët të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Njësinë e Ndërhyrjes së Shpejtë të Policisë së Kosovës për testimin e aftësive reaguese dhe ndërvepruese gjatë operacioneve speciale.

Ky testim thuhet se është bërë nën vëzhgimin e Komandës Amerikane të Operacioneve Speciale për Evropën.

Trupat specialë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Njësisë së Ndërhyrjes së Shpejtë të Policisë së Kosovës testuan së bashku aftësitë reaguese dhe ndërvepruese gjatë operacioneve speciale, nën vëzhgimin e Komandës Amerikane të Operacioneve Speciale për Evropën. 

“Gjatë stërvitjes ‘ValorShield24’, trupat specialë të njësive tona simuluan skenarë të ndryshëm, përfshirë operacione të zbulimit taktik, operacione psikologjike, analizimin e të dhënave të zbulimit, përdorimin e dronëve gjatë fazave të zhvillimit të operacioneve për goditjen e objekteve, si dhe parandalimin e veprimeve të grupeve taktike sulmuese”, thuhet në njoftimin e MM.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy