
Tre biznesmenë shqiptarë në Itali janë përballur me masën e marrë nga gjykata italiane pasi akuzohen për trafik kokaine.
Tre shqiptarët janë arrestuar gjatë fundjavës në provincën e Imperias.
Bëhet fjalë për Ylber Luca, pronari lokalit “Tre stelle”, bashkëshorten e tij, Adelina Laci, që drejtonte restorantin ''Cinquantasei'' dhe Mario Shaba, punonjës në lokalin ''Giro Pizza''.
Për Ylber Lucën- dhe Mario Shabën u vendos masa e arrestit me burg, ndërsa për Adelinën arrest shtëpiak.
Bizneset e bashkëshortëve janë sekuestruar nga policia italiane. Mediat italiane bëjnë të ditur se nga aktiviteti kriminal çifti Laci përfitonte 2-3 mijë euro në ditë.



