Breshëri plumbash makinës në ecje, policia kap “të fortin” e Tiranës

Breshëri plumbash makinës në ecje, policia kap “të fortin” e Tiranës

Policia ka mundur të arrestojë autorin e dyshuar të ngjarjes së ndodhur më datë 10.09.2017, ku është qëlluar me armë automjeti i shtetasit P. P.

Shërbimet e policisë te Komisariatit të Policisë nr. 4, në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura me parë, bazuar dhe në informacionet e grumbulluara në rrugë operative, organizuan zhvilluan dhe finalizuan operacionin e koduar “Silenciatori”.

Si rezultat i operacionit u bë kapja dhe  arrestimi në flagrancë i  shtetasit: – Edmond Saraçi, 53 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë të komisariatit nr.4, në banesën e shtetasit të mësipërm, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: – 1 kallëp tritoli i montuar me kapsollë detonatore elektrik, – 1 granatë difensive, – 1 armë zjarri e llojit Pistoletë “Zastava”, kalibri 7.65 mm, me krehër me 3 fishekë, – një silenciator që përdoret për armë zjarri, – një qese transparente me pluhur të kuqëremtë me lëndë narkotike të dyshuar “Heroinë”.

Nga hetimet e kryera dyshohet se ky shtetas është autor i ngjarjes së ndodhur më datë 10.09.2017, ku në rrugën “Muhamet Deliu”, është qëlluar me armë automjeti i shtetasit P. P.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, parashikuar nga nenet 283 dhe 278 të Kodit Penal

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy