Kontrolle me dronë në disa fshatra malore në Shkodër, zbulohen 510 fidanë dhe 2760 bimë kanabis

Kontrolle me dronë në disa fshatra malore në Shkodër, zbulohen 510 fidanë dhe 2760 bimë kanabis

Ka përfunduar faza e pestë e megaoperacionit policor të koduar “Alpe të pastra”, e zhvilluar prej 2 ditësh, nga Komisariati i Policisë Shkodër, nga i cili janë zbuluar 510 fidanë dhe 2760 bimë kanabis.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit, gjatë 2 ditëve të fundit, kanë organizuar dhe finalizuar fazën e pestë të megaoperacionit “Alpe të pastra”. 

Në ditën e parë të kësaj faze, u asgjësuan 460 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në fshatin Lotaj, njësia administrative Shalë. 

Në ditën e dytë të kësaj faze, u asgjësuan 2300 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, që u gjetën të kultivuara në territorin e fshatit Pepaj, njësia administrative Shosh, si dhe 510 fidanë të mbjellë në kubikë. 

Falë përdorimit të dronëve, në fshatin Lotaj, është konstatuar një shtetase që po kujdesej për bimët e dyshuara narkotike. Nga verifikimet e kryera u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetases A. M., 65 vjeçe. Vijon puna për kapjen e saj.   

Megaoperacioni policor antikanabis “Alpe të pastra”, vijon. Policia e Shkodrës apelon për të gjithë banorët e zonave malore të qarkut dhe për të gjithë fermerët që të mos përfshihen në veprimtarinë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, si dhe të denoncojnë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, çdo indicie që mund të kenë për këtë veprimtari kriminale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy