
Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka kujtuar sot shkrimtarin e dënuar nga diktatura, Vinçenc Prenushi, me çrast e ka deklasifkuar për opinion, dosjen e tij, në kuadër të kurimit të së shkuarës së regjimit komunist në Shqipëri.
Poeti Prenushi, i lindur në Shkodër më 4 shtator 1885, shkollën për teologji e filozofi e kreu në Tirol të Austrisë. U bë njohës i mirë i shumë gjuhëve dhe kulturave evropiane, sidomos asaj gjermane. Në 1911 botoi në Sarajevë vëllimin e parë të “Visaret e kombit”, me titull “Kangë popullore gegnishte”.
Përktheu gjithashtu vepra nga Dante, Ëisseman, Slenklevicz, etj.
Në 1947, Vinçenc Prenushi u dënua me 20 vjet burg, nga të cilat kreu dy vjet, pasi vdiq më 19 mars 1949.
Më 8 maj 1993 në Durrës, Prenushi u shpall “Martir i Demokracisë” dhe më 5 nëntor 2016, martir i Kishës Katolike nga Papa Françesku.
Autoriteti i Dosjeve fton studiuesit të njihen me dosjen e plotë hetimore-gjyqësore nr. 1245 mbi Vinçenc Prenushin.



