
Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 30-vjeçar shqiptar, nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike. Sipas mediave italiane, gjatë kontrollit në banesën e të riut është gjetur lëndë narkotike e llojit kokainë dhe një shumë prej 10 mijë euro kesh.
I riu u konstatua në rrugë teksa po i shiste 6.24 gram kokainë një shtetasi italian. Dyshohet se ai ishte pjesë e një grupi që shpërndante lëndë narkotike. Pas arrestimit, 30-vjeçari shqiptar u dërgua në burgun e Pesaros.
Gjyqtari i Gjykatës së Urbinos vendosi ta lërë atë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, deri në hetimin e plotë të çështjes.



