
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në Shënvlash të Durrësit. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, ku shtetasi L. K., ka qëlluar me armë zjarri në këmbë shtetasin N. Ç. Ky i fundit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Më datë 10.07.2021, në orën 17:30, në Shënvlash, Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit shtetasi L. K., ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi N. Ç., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.



